Tërmet mbi 6 righter/ Ja çfarë pritet të ndodhë në zonën ku ka shumë shqiptarë

Më shumë se 3000 tërmete janë regjistruar prej muajit korrik në Thebë, sipas sizmologëve të cilët ekzaminojnë të dhënat çdo ditë.

Sipas këtyre të fundit, vendi duhet është në alarm sepse tërmeti i fundit me magnitudë 4.3 ballë, pritet edhe një tërmet tjetër akoma më i fortë, 6.2 Righter.

Drejtori i Kërkimeve Sizmologjike në Institutin Gjeodinamik të Observatorit Kombëtar të Athinës, Gerasimos Papadopoulos , duke studiuar morinë e të dhënave që vijnë nga sizmiciteti në Tebë , shpjegon treguesi që zbulojnë karakteristikat e një tërmeti që mund të ndodhë.

“Probabiliteti është domethënës”, siç shprehet ai, “për një tërmet më të fortë në rajon, analog me 6.2 Rihter që kishte goditur Tebin në 1892 , pas një aktiviteti të ngjashëm para tërmetesh prej 17 muajsh.” shprehet Papadopoulos.

“Lëkundjet në Tebë janë vazhdimësi e thyerjeve në Gjirin e Korinthit. Kemi publikuar një studim për pasgoditjet e lëkundjeve të forta në Korintik, sipas të cilit, në 12 nga 17 rastet, kemi pasur një sekuencë para tërmete. Një përqindje prej 83%. Nëse e kemi parasysh këtë, atëherë, duke parë në Tebë që ka karakteristika të tërmeteve, shohim se ka një mundësi të konsiderueshme për një tërmet më të fortë në rajon”, vëren profesori, duke cituar si tipare kryesore të tërmeteve përshpejtimin e sizmicitetit”, shtoi ai.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *