Një 36 vjeçare ka rënë në prangat e policisë ditën e sotme në Fier. Bëhet me dije se shtetasja me iniciale M.G., ishte shpallur në kërkim për mashtrim dhe fshehje të ardhurash.
36- vjeçarja akuzohet për veprat penale “Kontrabanda me mallra të tjera”, “Fshehja e të ardhurave” dhe “Mospagimi i taksave dhe tatimeve.
Njoftimi i Policisë:
Nga specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Fier, në bashkëpunim me strukturat e DVP Tiranë, u bë kapja dhe ndalimi i shtetases M. G., 36 vjeçe, banuese në Fier, e shpallur në kërkim në kuadër të operacionit “Faqet Online”, i zhvilluar 3 ditë më parë nga Policia e Tiranës. Për këtë shtetase, Gjykata e Rrethit Gjyqësor Tiranë ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprat penale “Kontrabanda me mallra të tjera”, “Fshehja e të ardhurave” dhe “Mospagimi i taksave dhe tatimeve””, thuhet në njoftimin e policisë.