Pas raportit të DASH, ku evidentoheshin problematika me të cilat përballet sot Shqipëria, si paligjshmëria apo korrupsioni.
Ambasada Amerikane ka reaguar në lidhje me gjetjet mbi Shqipërinë, ku janë vënë re se këto të drejta duhet të përfshijnë një gjyqësor të pavarur, të lirë nga presioni i politik, frikësimit por edhe korrupsionit.
Ndër të tjera ambasada thekson se SHBA po mbështet me forcë reformën në drejtësi dhe se janë të përkushtuara për të vënë demokracinë në qendër të politikës së jashtme.
Reagimi i ambasadës amerikane në Tiranë:
SHBA janë të përkushtuara për të vënë demokracinë dhe të drejtat e njeriut në qendër të politikës sonë të jashtme. Lexoni raportin e Departamentit të Shtetit mbi Të Drejtat e Njeriut.
Siç vërehet në raportin mbi Shqipërinë të drejtat e njeriut duhet të përfshijnë një gjyqësor të pavarur, të lirë nga presioni politik, frikësimi apo korrupsioni.
SHBA mbështet me forcë reformën në drejtësi për t’i dhënë fund pandëshkueshmerisë, për llogaridhënie të zyrtarëve të korruptuar & krimit të organizuar, & forcimin e sundimit të ligjit në Shqipëri.