Vlorë/ Dogji 2 makina, arrestohet 31-vjeçari

Një person është vënë në prangat e policisë Vlorë ditën e sotme, pasi dyshohet si autor i vjedhjeve të automjeteve gjatë ditëve të fundit.

Bëhet me dije se shtetasi me iniciale Xh.K., ka vjedhur automjetin në pronësi të shtetasit F. D., si dhe ka djegur 2 automjete, në pronësi të shtetasve V. Ç. dhe V. K.

31 vjeçari akuzohet për veprat penale “Vjedhja” dhe “Shkatërrimi i pronës me zjarr”.

Njoftimi i Policisë:

Specialistët e Hetimit të Krimit të Komisariatit të Policisë Vlorë ndaluan shtetasin Xh. K., 31 vjeç, banues në lagjen “Kushtrimi”, Vlorë, për veprat penale “Vjedhja” dhe “Shkatërrimi i pronës me zjarr”, pasi dyshohet se ky shtetas është autor i disa vjedhjeve të automjeteve, të ndodhura gjatë ditëve të fundit, si dhe autor i djegies së 2 automjeteve, në pronësi të shtetasve të ndryshëm.

Si rezultat i veprimeve hetimore rezulton se shtetasi Xh. K. Më datë 01.04.2022, ka vjedhur automjetin në pronësi të shtetasit F. D. Më datë 07.04.2022, ka djegur 2 automjete, në pronësi të shtetasve V. Ç. dhe V. K. Më datë 08.04.2022, ka tentuar të vjedhë automjetin në pronësi të shtetasit P. N.  Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Vlorë, për veprime të mëtejshme.

 

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *