Shisnin makina të vjedhura/ Hetim pasuror për grupin e strukturuar kriminal

Prokuroria e Tiranës ka nisur një hetim mbi pasurinë e shtetasit Ervis Cara dhe të 4 prej familjarëve të tij, të arrestuar pak kohë më parë për trafik automjetesh nga Kosova në Shqipëri.
Sipas hetimeve të prokurorisë rezulton se babai i Carës ka në pronësi një bar kafe. Gjithashtu rezulton edhe se në pronësi të Ervisit janë 1 apartament, 1 garazh dhe 1 makinë. Ndërsa sipas kadastrës rezulton se familjarët kanë nën pronësi një apartament dhe tokë arë.
Sipas, autoriteteve të policisë Ervis Cara, jeton në Kamëz në një vilë. Për shkak të aktiviteteve kriminale të Ervis Carës dyshohet se edhe pasuria e tij është krijuar nga ky aktivitet. Cara u prangos në shkurt të këtij viti, bashkë me disa efektivë policie pasi vidhnin makina nga Kosova dhe i shisnin në Shqipëri. Arrestimi i tyre është bërë në kuadër të operacionit të koduar “Nacional” ku në pranga janë vënë edhe 3 punonjës të policisë.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *