“Burrat e ministreve left the chat”/ Video e publikon Berisha

Në një rast unik, qeveria e Edi Ramës miratoi para disa kohësh një vendim që e shpallte bashkëshortin e ministres Olta Xhaçka si investitor strategjik.

Skandali kaloi pa shumë raportime nga mediat, ndërkohë që ai u denoncua publikisht nga lideri historik demokrat, Sali Berisha.

Teksa fliste në Kuvend në seancën e fundit, Berisha tha se Olta Xhaçka e ka lumturuar bashkëshortin.

Sot, ish-kryeministri e postoi këtë video.

“Ju duhet të themi zonja që jeni në sallë, të gjitha keni bashkëshort, por vetëm njëra ka super-bashkëshort dhe ajo që ka super-bashkëshort, madje bashkëshort strategjik, quhet Olta Xhaçka, e cila ka lumturuar me prona në Dhërmi dhe zona të tjera, e ka çuar në nivelin e investitorit strategjik,” tha Berisha në Kuvend.


Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *