Kush gënjen?!/ QSUT: Nuk ka ilaçe për fëmijët me leucemi, Manasterliu: Barnat ndodhen në spital

Ka përfunduar mbledhja e qeverisë ditën e sotme. Sakaq, ministria e Shëndetësisë, Ogerta Manasterliu ka folur në lidhje me barnat në spitale.

Kjo e fundit bën me dije se po krijohen kushte për të mos pasur vonesa në furnizim. Ndërsa në lidhje me situatën e krijuar ku flitej për një mungesë të barnave për fëmijët me leucemi, në spitalin “Nënë Tereza”, ajo pohon se barnat ndodhen në spital, dhe se kjo mund të vërtetohet.

“Jemi të angazhuar për mos të pasur mungesa të barnave, krijojmë kushte të kemi marrëveshje kuadër, të cilat vononin blerjen dhe furnizimin në kohë. Barnat plotësojnë të gjithë standardet, dhe do të jemi akoma më të kujdesshëm. 4 medikamentet gjenden në spital”, tha ajo.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *