Tiranë/ Drogë, dhunë në familje dhe plagosje me dashje, arreston 8 persona, tre prej tyre të shpallur në kërkim

Tetë persona janë vënë në prangat e policisë ditë ne sotme në Tiranë. Bëhet me dije se tre prej tyre kanë qenë të shpallur në kërkim për vepra të ndryshme penale.

Sakaq, këta persona akuzohen për trafik të lëndëve narkotike të llojit kokainë. Sipas policisë është arrestuar shtetasi i shpallur në kërkim Roland Karaxha, 32 vjeç, pasi Gjykata e Lartë Tiranë, e ka dënuar me 1 vit e 2 muaj e 28 ditë burgim, për veprën penale “Plagosja e rëndë me dashje”.

Ndërkohë, janë arrestuar për dhënë të ushtruar në familje dhe për mashtrim.

Njoftimi i Policisë:

Vihen në pranga 8 shtetas, 3 prej tyre të shpallur në kërkim, për vepra të ndryshme penale.

Specialistët e Seksionit të Kërkimit në DVP Tiranë bënë kapjen e shtetasve:

Klejdi Qordja, 27 vjeç, banues në Tiranë, pasi Gjykata e Shkallës së Parë Gjirokastër, e ka dënuar me 1 vit burgim, për veprën penale “Dhënia ndihmë për kalim të paligjshëm të kufijve”;

F., 41 vjeç, pasi Gjykata e Shkallës së Parë Elbasan, i ka caktuar masën “Arrest në burg”, për veprën penale “Mashtrimi”.

Specialistët për Hetimin e Narkotikëve bënë arrestimin në flagrancë të shtetasit F. K., 51 vjeç, pasi gjatë kontrollit fizik nga shërbimet e Policisë, iu gjet dhe iu sekuestrua, në cilësinë e provës materiale, një sasi lënde e dyshuar narkotike, e llojit kokainë.

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Nr. 1 bënë arrestimin në flagrancë të shtetasve:

S., 47 vjeç, banues në Kërrabë, pasi ka ushtruar dhunë fizike dhe psikologjike ndaj bashkëshortes;

B., 28 vjeç, banues në Durrës, pasi gjatë kontrollit në mjetin që ky shtetas drejtonte, nga shërbimet e Policisë, iu gjet dhe iu sekuestrua, në cilësinë e provës materiale, një dorezë metalike.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 4 bënë kapjen e shtetasit në kërkim Roland Karaxha, 32 vjeç, pasi Gjykata e Lartë Tiranë, e ka dënuar me 1 vit e 2 muaj e 28 ditë burgim, për veprën penale “Plagosja e rëndë me dashje”.

Specialistët e Qarkullimit Rrugor bënë arrestimin në flagrancë të shtetasve:

H., 35 vjeç dhe Xh. L., 31 vjeçe, banues në Tiranë, pasi u kapën duke drejtuar mjetet e tyre përkatëse, pa leje drejtimi’, thuhet në njoftimin e policisë

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *