Berisha si “kapedan”, bëhet publike zyra e re e ish-kryeministrit Berisha në selinë e PD

Ish-kryeministri Sali Berisha  është rikthyer me një zyrë të tijën në selinë e PD-së. Vetëm 9 vite nga largimi i tij si kryeministër i vendit.

Lajmi u bë i ditur nga Floriana Garo, drejtoresha e Komunikimit në Grupin e Rithemelimit.

Nëpërmjet një postimi, Garo publikon foton ku shfaqet ish-kreu i PD-së i ulur në një zyrë.

“Dr. Sali Berisha ne zyrën e tij ne selinë e Partisë Demokratike!”, shkruan Garo.

Burime për median bëjnë me dije se zyra e Berishës ndodhet në katin e katër të selisë së PD, pranë zyrës së medias, e cila më parë përdorej për fushatat zgjedhore të kësaj partie.


Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *