Një aksident ka ndodhur këtë të mërkurë në aksin rrugor Laç- Mamurras, ku dy automjete janë përplasur pranë fshatit Katund i Ri.
Nga aksidenti janë plagosur 4 persona, dy prej të cilëve janë dërguar në spitalin e Traumës në Tiranë.
Një prej të plagosurve paraqitet në gjendje më kritike.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje për të zbardhur shkaqet e aksidentit.