Është shkarkuar nga detyra prefekti i qarkur të Korçës Dhori Spirollari, vendim i cili është marrë në mbledhjen e sotme të Këshillit të Ministrave.
Në vend të Spirollarit është emëruar Nertil Jole.
VENDIMI
LIRIMIN DHE EMËRIMIN NË DETYRË TË PREFEKTIT TË QARKUT TË KORÇËS
Në mbështetje të neneve 100 e 114, të Kushtetutës, dhe të nenit 5, të ligjit nr.107/2016, “Për prefektin e qarkut”, me propozimin e ministrit të Brendshëm, Këshilli i Ministrave
V E N D O S I:
Z. Dhori Spirollari, prefekt i Qarkut të Korçës, lirohet nga kjo detyrë.
Z. Nertil Jole emërohet prefekt i Qarkut të Korçës.
Ky vendim hyn në fuqi menjëherë dhe botohet në “Fletoren zyrtare”.