Ish-kryeministri Sali Berisha i ftuar në emisionin “Bardh e Zi” është shprehur se kundërshtarët e tij politikë janë tmerruar pasi ai po rikthehet fuqishëm.
I pyetur për teorinë se Berisha do të japë jetën për PD-në, Berisha tha se këto janë teori të sponsorizuara nga Soros dhe Rama.
Pjesë nga biseda:
Kristo: Doli dhe teoria e re se ju si partizan i vërtetë të jepni jetën për PD-në?
Berisha: Të gjitha këto teori kanë frymëzim Ramën dhe Sorosin.
Kristo: I paska blerë të gjithë Sorosi?
Berisha: Nuk po them se i ka blerë, është një fushatë e sponsorizuar me shuma të mëdha nga Rama dhe Sorosi, sepse e shohin se finalja e këtij procesi po vjen dhe Sali Berisha nëse më votojnë do të jetë kryetari i ri i PD-së?