Monika Kryemadhi e ftuar tek emisioni “Goca dhe Gra”, ka treguar rreth lidhjes së saj të ngushtë me bashkëshortin e saj Ilir Meta. Ku dhe ka pohuar se në fillimet e lidhjes së tyre ajo e ka urryer Metën, pasi ka qenë maskilist.
Kryemadhi ndër të tjera ka treguar edhe rreth puthjes së parë dhe se si as vetë nuk e kishte kuptuar se kishte rënë në dashuri me Metën.
Sakaq, Kryemadhi ka thënë se puthja e parë mes tyre ka ndodhur në ambientet e selisë së PS-së në 1994, dhe se tashmë e ka kuptuar se prej atij momenti ajo nuk jeton dot pa të dhe se gjestet e vogla të Metës e bëjnë që të dashurohet më shumë dita ditës.
“Ata i përjetojnë ankthet e emocionet tona por nuk i shprehin. E vogla qan në telefon dy orë ndërsa djali reagon me vështrime. Jam impulsive dhe posesive si në politikë edhe në prindërim. Ditëlindjen nuk e festova, foton ma bëri Ilir Meta. Dashuria jonë, Iliri ka qenë njeriu që kam pasur inat shumë se është maskilist, urrejtja kthehet në dashuri, nuk e kam kuptuar asnjëherë se si rashë në dashuri, ishim në korridorin e PS, në janar të 94 i kam dhënë puthjen e parë. Kam qenë 20 vjeç, nofkat kanë qenë të çuditshme, noshi zemër. Nëse bëj diçka të mirë, nëse nuk më thotë Ilir Meta e ke bërë mirë kam dështuar. Nuk jetoj dot pa të. Më bën shumë herë të bie në dashuri”, tha ajo.