Finlanda dhe Suedia janë duke menduar që të forcojnë masat e sigurisë së tyre duke iu bashkuar NATO-s pas pushtimit të Ukrainës nga Rusia.
Por kjo nuk ka mbetur pa u komentuar nga ish-udhëheqësi rus Dimitry Medvedev ku mëngjesin e sotëm është shprehur se do të ketë pasoja nëqoftëse kjo gjë ndodh dhe se zhvillime të tilla do të sillnin një përgjigje nga Moska.
Ai tha gjithashtu se kjo do të sillte një ndryshim të madh për Rusinë dhe së do ti shihte si kundërshtarë dy vendet duke marrë “masa” në rajon.
Rikujtojmë se një nga pikat e pengesave të Rusisë me Ukrainën ishin edhe ambiciet e saj për NATO-n të cilat tashmë duket se i kanë rënë.
Finlanda dhe Suedia pretendente për tu futur në Nato/ Rusia: do të ketë pasoja nëqoftëse kjo gjë ndodh
Leave a comment