Ish kryetari i PD-së, Lulzim Basha ka deklaruar sot para dyerve të Kuvendit, se SPAK duhet të nisë hetimet për Sali Berishën, sa kohë që SHBA e akuzon për korrupsion madhor, duke e shpallur “non grata”.
Ndër të tjera shprehet se në këto raste, drejtësia duhet të bëjë hetime shteruese.
Pyetja: Ish-kreu i PD-së u pyet dhe nëse ka vetë një vizë amerikane, duke u përgjigjur se do të bëjë rinovimin e saj, pasi mund ti ketë kaluar afati i vlefshmërisë. A duhet që SPAK të nisë hetimet për personat e shpallur non grata?
“Normalisht po, është një pyetje që unë i jam përgjigjur edhe më parë, nëse ka një akuzë kaq të rëndë nga një vend aleat, atëherë hetimet duhet të jenë shteruese. J u e keni marrë vizën për në SHBA? Zoti Escobar më ka ftuar në SHBA, në cilësinë e kreut të PD-së, por ka pasur zhvillime të vrullshme, hedh poshtë çdo pretendim që synon të nxijë këtë që unë po bëj. Unë kam pasur një vizë prej kohësh, nëse do të kërkojë rinovim do e marr”, tha Basha.