U mbyt në lumin Fan të Mirditës/ Familjarët kërkojnë ndihmë nga vendet e rajonit për gjetjen e trupit të 10 vjeçarit

Kanë vijuar kërkimet në ditën e 10 të zhdukjes së 10-vjeçarit në Mirditë , nga forcat grupit të kërkimit  të RENEAS Shkodër.

Sakaq, banorët e zonës shprehen se ende nuk ka asnjë rezultat. Në familjen e 10-vjeçarit janë hapur dyert e mortit, ndërsa familjarët janë të rënduar psikologjikisht mbi ngjarjen që i ka ndodhur.

Njëri prej familjarëve i ka kërkuar ndihmë vendeve të rajonit për mjete të specializuara. Ndërkohë edhe banorët e fshatit bëjnë apel për forca të shumta, si dhe drejtuesit vendorë të dalin dhe të bëjnë organizime  për në gjetjen e trupit të 10-vjeçarit.

“Kanë kërkuar njerëzit çdo ditë. Unë mendoj se vetëm në digë mbase ka ngelur midis pemëve. Nëse lejohet teknikisht të hapet diga s’ka rrugë tjetër. Një fëmijë 10 vjeç i pafajshëm humbi jetën, ne nuk na merr gjumi. Do zoti na ndihmon, ne dhe gjithë banorët po na ndihmojnë për të bërë të pamundurën për ta gjetur djalin e vogël. Nëse lejohet teknikisht të hapet diga sepse aty brenda mund të jetë, nuk kemi lënë vend pa kërkuar”, tha një familjar.

 

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *