Basha i bëri thirrje SPAK-ut për hetim, i përgjigjet “kokë për kokë” Berisha: Ti je personi i vetëm me përballje për drejtësi ndërkombëtare

Ish-kryeministri Sali Berisha i ka dhënë përgjigje Lulzim Bashës, pasi ky i fundit i kërkoi ditën e sotme SPAK-ut që të nisë hetimet ndaj tij, kjo pas vendimit të SHBA-ve për ta shpallur non grata.

Berisha shprehet se i vetmi person i cili është në përballje me drejtësinë ndërkombëtare është Lulzim Basha, si dhe mënyrën se pse Rama i ka mbyllur dosjen e rusëve.

“Personi i vetëm që është në përballje me drejtësinë ndërkombëtare është Lulzim Basha, pyeteni se pse u kthye nga Roma, dhe nuk shkoi në SHBA, pasi dosjen e Muzin e ka të hapur nga FBI. Ju duhet të pyesni, mos hezitoni, e keni në media, kur u nis me Gjekmarkajn, ju duhet t’i qëmtoni këto. Pyeteni se pse Edi Rama ia mbylli dosjen e rusëve. Për të mos thënë pastaj dosjen përvëluese të Toyota Yaris, nëse ka një njeri që duhet të pyetet për dosje konkrete, pas Edi Ramës dhe ministrave të tij, është Lulzim Basha”, u shpreh Berisha.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *