Ditën e sotme ish kryeministri, Sali Berisha ka dhënë një deklaratë për mediat, në hyrjen e Kuvendit të Shqipërisë.
Sakaq, i pyetur nëse i frikësohet SPAK-ut, Berisha i prerë shprehej se nuk i druhet asgjëje në tokë, sepse ka kodin e pathyeshëm.
“Absolutisht asgjëje në tokë s’i druhem sepse unë kam kodin tim të pathyeshëm dhe ky është pansiri i Sali Berishës”, tha ai.