Kur plas peshku nga magazinat e Departamentit të Shtetit në SHBA

“Plasi peshku” “kapni peshkun e madh” Janë shprehjet që qarkullojnë sa herë që në lojë janë ndërkombëtarët. I pari që e solli ishte ambasadori Donald Lu i cili kërkojë që përpara drejtësisë të vendoseshin kokat që drejtonin.

Fjala e Ambasadorit Donald Lu në Nisjen e Fushatës kundër Krimit të Organizuar: Në shqip ju thoni: “Peshku i madh e ha të voglin”. Për një herë të vetme në Shqipëri, le të hamë peshkun e madh.

Dhe shumë kohë pas kësaj deklarate akoma nuk është përmbysur shprehja.

Pas një raporti të Departamentit Amerikanë të Shtetit situata nuk ka aspak përmirësim Shqipëria është në vendnumëro.

Problem mbetet pavarësia e gjyqësorit dhe mungesa e ndëshkueshmerisë pavarësisht se SPAK dhe gjykatat kundër korrupsionit kanë ‘bërë përparim të rëndësishëm gjatë 2021’. Megjithëse disa agjenci qeveritare hetuan rastet e korrupsionit, – thotë DASH, burimet e kufizuara, rrjedhjet e informacionit hetimor, presioni real dhe i perceptuar politik dhe një sistem emërimi i paorganizuar mirë, i penguan hetimet dhe presioni që ushtorhet ndaj mediave.

Sakaq kryeministri Rama indirekt pranon se asgjë nuk është përmirësuar por duke u përpjekur ta shesë peshkun për cironkë. Minimizimi i situatave dhe raporteve ndërkombëtare është bërë një strategji që ndiqet e dukshëm se nuk do dal ndonjëherë mode.

 “Paska plasur peshku për një raport vjetor të DASH se Amerika na paska thënë më në fund ato që opozitërat paskan thënë që në fillim! Kush e lexon çdo vit këtë raport e di që është aq shumë copy-paste i vitit më parë sa nuk figurojnë as arritjet që DASH i ka thënë vetë gjatë vitit, shkruan Rama në Twitter.

Ky raport duhej të ishte tronditës për çdo vend, por për kryeministrin Edi Rama është një kopjim i atij të vjetrit.

Por çfarë u tha në raportin e mëparshëm dhe nëse ky na qenka COPY PAST mos ndoshta problemi vijon e kundërmon dhe asgjë nuk ka ndryshuar!

Gazetari Lutfi Dervishi ka bërë një lexim krahasues duke rrëzuar poshtë idenë se raporti i sivjetshëm është identik me atë të vitit 2020.

“Në raportin e 2020 flitet për zgjedhjet parlamentare të 2017 dhe në raportin e 2021 flitet për zgjedhjet e viti të kaluar dhe nënvizohet se OSBE ka shënuar disa defekte si blerja e votës, rrjedhja e të dhënave personale dhe avantazhe të rëndësishme të partisë në pushtet…

Raporti i bërë publik pak ditë më parë nënvizon se për zgjedhjet “Partia në pushtet mori avantazhe të rëndësishme, duke përfshirë kontrollin e saj mbi administratat lokale, dhe nga keqpërdorimi i burimeve administrative. Kjo u përforcua nga pasqyrimi pozitiv i institucioneve shtetërore në media.” Misioni theksoi gjithashtu disa mangësi, duke përfshirë pretendimet e besueshme për blerje të përhapura votash nga partitë politike dhe rrjedhjen e të dhënave personale.
Raporti zbuloi se gazetarët mbetën të pambrojtur ndaj presionit dhe korrupsionit.
Në rapotin e 2020-ës, përmendet shkarazi vrasja e të riut Rasha, ndërsa raporti i bërë publik së fundmi jep hollësi për çfarë ndodhi më pas si dhe i referohet edhe ndalimit të 357 personave 126 prej tyre të mitur pas protestave që pasoi vrasjen e të riut nga policia. Raporti i 2021 i kushton vëmendje edhe 900 mijë të dhënave të qytetarëve që u bënë publike para zgjedhjeve dhe nënvizon faktin që votuesit kanë qenë potencialisht nën presion. Një hetim u nis nga SPAK (vitin tjetër do të shënohen rezultatet 0 të këtij hetimi)” shkruan Dervishi.

Ja dhe peshku që ka plasur nga magazinat e Departamentit të Shtetit në SHBA, me të cilin Rama përpiqet ta kthej në situatë qesharake realisht rezulton  me raportin më negativë të dalë në dekadën e fundit.

“Një kryeministër normal do të kishte dhënë dorëheqjen sapo të kishte lexuar raportin e DASH.” Kështu shprehet Enkelejd Alibeaj ndërsa komenton reagimin e kreut të qeverisë. Nuk pritej gjë tjetër veç “batutave bajate me humor shterpë për t’i ikur thelbit të raportit.” Sipas Alibeajt, qeveria me në krye Ramën është e  korruptuar dhe ai vetë është koka e qelbur e korrupsionit./Priza.al

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *