Gjendet një minë antitank në Mat, çfarë dyshohet

Një minë antitank është gjetur në fshatin Baz të Matit pasditen e sotme, ku dyshohet që brenda minës të ketë 5 kg  lëndë plasëse tritol.

Mina fillimisht është pikasur nga një banor i zonës, i cili më pas njoftoi autoritet ligjzbatuese.

Ndërkohë që policia ka mbërritur në vendngjare dhe ka rrethuar zonën.

Njoftimi i policisë:

Mat/ informacion paraprak

Me datë 14.04.2022, në fshatin Baz, Mat, pranë disa magazinave, është konstatuar nga banorët dyshohet një minë anti-tank e vjetër. Është vendosur perimetri i sigurisë dhe po pritet mbërritja e forcave xheniere për të ndërhyrë.

Grupi hetimor po vijon punën për zbardhjen dhe dokumentimin e këtij rasti. /Priza.al

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *