Të paktën 197 fëmijë e kanë humbur jetën dhe 351 janë plagosur nga sulmet e ushtrisë ruse në Ukrainë, transmeton Anadolu Agency (AA).
Në deklaratën e Prokurorisë së Përgjithshme të Ukrainës thuhet se më shumë se një mijë institucione arsimore u dëmtuan nga bombardimet e ushtrisë ruse ndërsa 91 prej tyre u shkatërruan plotësisht.
Në deklaratë thuhet se që nga 24 shkurti, kur Rusia filloi sulmet e saj, 197 fëmijë e kanë humbur jetën dhe 351 fëmijë tjerë janë plagosur.