Një muaj nga marrja e detyrës, Bardh Spahia firmos shkarkimet e para në Bashkinë e Shkodrës

Dy javë pasi u betua si kryetari i Bashkisë së Shkodrës, Bardh Spahia, ka vendosur të bëjë lëvizjet e para “të rëndësishme” në administratën në varësi.

Të mërkurën ai ka firmosur lirimin nga detyra të Altin Shabaj, me detyrë administrator në Postribë. Të njëjtin fat me të ka pasur edhe Gjovalin Ndragjati, administrator në njësinë administrative në Dajç.

Mësohet se dytë shkarkuarit nga detyra, në zgjedhjet e zhvilluara në 6 mars kanë mbështetur kandidatin e Partisë Demokratike, Xhemal Bushati.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *