Mpiksja e gjakut është e dobishme për shërimin e plagëve. Megjithatë, mpiksjet e gjakut gjithashtu mund të ndërpresin rrjedhën e gjakut në një zonë jetike dhe të shkaktojnë bllokim të enëve të gjakut në këmbë, bark dhe mushkëri.
Kujdesi mjekësor në kohë është i një rëndësie jetike dhe për këtë arsye është e rëndësishme që simptomat që tregojnë një tromb të zbulohen në kohë, transmeton Telegrafi.
“Gjëja e parë dhe më e rëndësishme që mund të bëni për të mbrojtur veten nga një mpiksje gjaku kërcënuese për jetën është të mësoni të njihni simptomat e tij”, thonë mjekët.
Mjekët nga Klinika e Cleveland pretendojnë se simptomat e mpiksjes së gjakut varen nga vendi ku është formuar në trup, raporton telegrafi.
Një këmbë ose krah i fryrë është një nga shenjat më të zakonshme të mpiksjes së gjakut. Shfaqet edhe skuqje. Mpiksjet e gjakut në bark mund të shkaktojnë dhimbje, të përziera dhe të vjella.
Mjekët pohojnë se disa nga rreziqet më të shpeshta për mpiksjen e gjakut janë mosha, mbipesha, duhanpirja, shtatzënia, por edhe qëndrimi ulur për një kohë të gjatë, sidomos me këmbët e kryqëzuara.
Nëse qëndroni ulur për një kohë të gjatë ditës, përpiquni të mos kryqëzoni këmbët, pasi kjo mund të bllokojë rrjedhën e gjakut. Gjithashtu, ekspertët pohojnë se nëse trupi është i dehidratuar, ka më shumë gjasa të formohet një mpiksje gjaku. Prandaj, është e nevojshme të merret sasi e mjaftueshme uji.