Kryetari i Bashkisë Shkodër Bardh Spahia nis ndryshimet, liron nga detyra dy administratorët atë të Postribës dhe Dajçit

Ditën e sotme është bërë e ditur se, Bardh Spahia ka marrë vendimet e para në krye të bashkisë së Shkodrës, duke shkarkuar nga detyra Altin Shabaj administrator në njësinë administrative Postrribës dhe Gjovalin Drragjati administrator në Dajç.

Sakaq, administratori emërohet dhe shkarkohet nga kryetari i bashkisë duke qenë kështu përgjegjës para tij në lidhje me funksionimin dhe veprimtarinë e administratës. Por menjëherë pasi Bardhi ka firmosur shkarkimin e tij ka reaguar Gjovalin Darragjati, i cili përmes një reagimi në rrjete sociale ka shkruar se shkresa e cila sipas tij u përcoll dorazi përmbante tone kërcënuese.

Reagimi i Gjovalin Darragjati

“Sot, me datën 14 prill 2022, përmes një shkrese te percjellur dorazi dhe pa asnjë thirrje paraprake për komunikim administrativ, jam njoftuar për lirim nga detyra prej Kryetarit te Bashkisë te ardhur nga Tirana, zoti Bardh Spahija. Shkresa jo vetëm nuk përmban ndonjë motiv dhe arsyetim, sikurse e kërkon kodi i punës, por ka nje ton te përsëritur dy here, kërcënues ndaj një punonjësi te administratës se bashkisë Shkodër ne Republikën e Shqipërisë, qytetari te Shkodrës dhe aktivisti shoqëror.

Kërcënimi, shantazhi, gjuha paralajmëruese, kur nuk ekziston asnjë rrethane refuzimi, asnjë sinjal kundërshtie nga ana ime, ne nje vend qe ka kushtetute, ligje, për mbrojtjen e te drejtave individuale dhe te drejtave te punës, përben vepër penale. Askush nuk ka te drejte te hartoje kërkesa te tilla, me ketë gjuhe te rende urrejtjeje te paragjykuar politikisht, aq me pak një kryetar rishtar i Bashkisë se kryeqendrës se Veriut, i katapultuar, nga shtabi i urdhërimit te djegies se shkollave- qendra votimi, nga një njeri qe vërtitej rrugëve, ne kandidat për Bashkinë Shkodër, pa kaluar ma pare ne rrjetën e pastrimit te mëkateve te shkuara para ligjit.

Ngjan sikur jena ne kohen kur sekretari i pare i Komitetit të Partisë, lëshonte urdhëra pushimesh për armiqtë e vendosur ne shënjestër dhe nuk i thërriste ata aspak për te kryer detyrimin e lajmërimit.

Ne fakt, shkresa përben prove se kemi te bëjmë me një drejtues institucioni, me mangësi gjuhësore, juridike, etike, përveçse një i ngarkuar me pune spastruese, prej eproreve te tij te padukshëm “NE TE DY”, qe ngutet, çalon formalisht, çoroditet thellësisht ne sjelljen e tij administrative, dhe ne fund, shfryn ne pastrime.

Unë e kuptoj varfërinë dhe mjerimin e formulimit qe ka derdhur mbi letër autori, mbasi e di krejt mire prej kohesh, deri ku ka mbërritur dhe ndriçuar dija e tij nder vitet shkollore ne Shkodër. Por, problemi është, se publiku ende nuk e di dhe vazhdon me prite, qe kryebashkiaku i ri te beje transparencën e plote sipas kohës, te shkollimit te tij, ne mënyrë qe te sigurohet qe Bashkia është ne duar te drejta dhe pa shtrembëruara nga pikëpamja e edukimit.

I bej thirrje kryetarit te Bashkisë zotit Bardh Spahiu, te me kërkojë falje për gjuhen e padenje te përdorur, ta tërheqë shkresën e pare dhe te riformuloje denjësisht një shkrese te dyte te bazuar ne te gjitha pikat ne ligj, dhe te respektoje ne cdo fjale, etiken qe duhet te ketë një urdhër i ndalur nga zyra me e vjetër bashkiake e Shqipërisë.

Po nuk ndodhi kjo kerkese faljeje, terheqje dhe riformulim etik, shkresen e mesiperme do ta dergoj ne te gjitha institucionet qe merren me monitorimin e ligjshmerise se sjelljes dhe veprimeve te organeve te zgjedhura ndaj shtetasve. Ne fund, dy fjale si qytetari, qytetarit: e ke filluar se mbrapthi punen i nderuar, ju dhe kushdo, individ apo grup- individesh, qe ju perdor juve si veprues fundor te planeve te ndertuara jashte zyrave te shtetit shqiptar dhe perkunder parimeve te qeverisjes se mire. Me urrejtje, hakmarrje, ndasira dhe qoka, nuk ke per te shkuar askund, as deri ne fund te vitit shtese te mandatit tuaj kolektiv. Uroj te reflektosh, jo duke terhequr vendimin per mua, por duke terhequr proven shkresore te arrogances dhe shantazhimit te paragjykuar, qe pershkon fund e maje permbajtjen e saj. Keshille e fundit prej meje: beju burre dhe takoji njerezit kur ke per t’i dhene kumte te tilla kaq te pabukura, te detyruara nga padroni hakmarres. Falenderimim per te gjithe banoret e Dajçit per qendresen, vyrtytet dhe perkushtimin e pashoq per PD dhe vlerat demokratike qe kemi luftuar te gjithe bashke qe ne fillimet e demokracise!”, ka shkruar ai.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *