Rihanna edhe Asap Rocky gati kanë thyer internetin sepse flitet se më herët reperi e ka tradhëtuar atë me stilisten e këpucëve Amina Muaddi.
Loius Pisano, komentuesi i modës me anë të një shkrimi në “Twitter” ka ndezur rrjetet sociale me këtë spekulim.
“Rihanna dhe A$AP janë ndarë”, shkruan ai.
Kujtojmë se Rihanna aktualisht është shtatzënë me fëmijën e reperit dhe pritet të lindë muajin e ardhshëm.
Ndërkohë, nuk mendohet se ky lajm që po qarkullon në rrjet të jetë i vërtetë. Kjo pasi disa ditë më parë Rihanna ka postuar një foto e veshur nga Muaddi.