Dy sulme kanë ndodhur ditën e sotme në qytetin e Sarandës. Bëhet me dije se autorët kanë thyer xhamat e një lokali në Himarë, ndërsa rasti tjetër lidhet me dëmtimin e një banesë.
Sakaq, dy autorët e sulmeve janë proceduar nga policia.
Njoftimi i Policisë:
Specialistët e Hetimit të Krimit në Komisariatin e Policisë Himarë referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Vlorë, për shtetasen K. L., 51 vjeçe, banuese në Himarë, për veprën penale “Shkatërrimi i pronës”, pasi kallëzimit të bërë nga shtetasja V. B., 59 vjeçe, banuese në Himarë, se 51-vjeçarja i ka thyer xhamin e lokalit. Specialistët e Hetimit të Krimit në Komisariatin e Policisë Sarandë referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Sarandë, për shtetasin F. M., 41 vjeç, banues në lagjen nr. 3, Sarandë, për veprën penale “Shkatërrimi i pronës”, pasi ka dëmtuar dritaret e një banese në pronësi të shtetases B. N. Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.