Ish-kryeministri Sali Berisha tha në një konferencë me gazetarët se në mbledhjen e Alibeajt, nuk u bë asnjë votim. Si dhe ai flet vetëm në emër të tij.
“Unë kam qenë në mbledhje nuk u bë asnjë votim, u përpoq Alibeaj që t’i ftojë deputetë të ngrejë dorën, po asnjë dorë nuk u ngrit. Se çfarë fantazon ai pas mbledhjes është punë tjetër, ai nuk është kryetar i grupit parlamentar. Ai flet në emër të tij, Bashës dhe Ramës, u shpreh Berisha.