“Mos mendoni se po na fshihni veprimet tuaja”, Kim dërgon “mesazh të koduar” për shantazhuesit e drejtësisë

Ambasadorja e SHBA në Tiranë, Yuri Kim ka dhënë një tjetër mesazh të fortë për ata që po shantazhojnë Reformën në Drejtësi

Ambasadorja shton se Presidenti Biden e ka bërë të qartë në Memorandumin e Studimit të Sigurisë Kombëtare se lufta kundër korrupsionit është një interes thelbësor i sigurisë së SHBA-ve.

Postimi i Kim:

Ndërsa reforma në drejtësi po fillon të prodhojë gjithnjë e më shumë rezultate, kundërshtarët po shtojnë përpjekjet për të minuar elementët kryesorë, përfshirë verifikimin. Ata që angazhohen në kërcënime, frikësim, shpifje, nxitje korruptive duhet të ndalojnë. Veprimet tuaja nuk janë aq të fshehura sa mendoni.

Biden e bëri të qartë në Studimin e Sigurisë Kombëtare

Memorandumi i 3 qershorit 2021 që lufta kundër korrupsioni është një interes thelbësor i sigurisë kombëtare të Shtetet e Bashkuara. ?? do të vazhdojë të mbështesë fuqishëm zbatimin e reformës në drejtësi në ??.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *