Policia e Tiranës ka vënë në pranga gjatë ditës së premte 2 autorët e pengmarrjes së disa ditëve më parë në kryeqytet ndërsa kanë shpallur në kërkim bashkëpuntorin e tyre.
Sipas policisë në kuadër të operacionit policor të koduar “Hostage” u arrestua në flagrancë shtetasja Denalda Çezma dhe Shkëlqim Koçeku, gjithashtu u shpall në kërkim shtetasi Sulltan Piraci.
Këta shtetas në bashkëpunim me njëri-tjetrin, kanë marrë peng shtetasin Ermil Sorra, për shkak të një borxhi që shtetasja Denalda Çezma, i kishte shtetasit Ermil Sorra.
Sorra arritit që të lirohej nga pengmarrësit vetëm pasi përmendi emrin e Nehat Kullës, i cili nuk jeton më, por që në vitet 90-të njihej si i forti i Tiranës.
Por detaje të reja kanë dalë nga kjo ngjarje. Burime bënë me dije pse 31-vjeçari i ka marrë një shumë prej 20 mijë eurosh shtetases Denalda Çezma duke i thënë se ishte prekur nga kanceri dhe kishte nevojë për para që të kurohej. Ermal Sorra dhe 37-vjeçarja që i dha 20 mijë eurot kishin shoqëri me njëri-tjetrin, ishin miq.
Por Sorra nuk i ka kthyer paratë dhe ajo kërkoi ndihmën e të fejuarit dhe shokëve të tij, që së bashku me të morën pjesë në rrëmbimin e 31-vjeçarit.