Platforma për bashkimin e PD e propozuar nga Enkelejd Alibeja ka sjellë debate të forta në radhët e demokratëve.
Sipas Alibeajt, në funksion të bashkimit, PD duhet të anulojë vendimet e përjashtimeve dhe pezullimeve të kryesisë së PD pas protestës së 8 janarit, duke kthyer në grupin demokrat deputetët. Por ky vendim nuk vlente për Sali Berishën, i cili për Alibeajn nuk është pjesë e PD që prej 9 shtatorit.
Kreu i grupit të PD njoftoi pasditen e të premtes një dalje për mediat me bindjen se deputetët do ta mbështesnin platformën e hartuar prej tij. Por kjo gjë nuk ndodhi. Përmes komunikimeve telefonike, disa deputetët i kërkuan Alibeajt anulimin e firmave të tyre për platformën, duke insistuar që më shumë se sa Berisha, bashkimi duhet të vij përmes anulimin të proceseve zgjedhore të nisura dhe anulimin të Kuvendit të 30 prillit.