“Personazhi i showbiz-it që frekuenton poligonin vendos foton e vjerrës si shenjestër”, Karamuco: Nuk e kisha imagjinuar kurrë

Me anë të një postimi në rrjetin e tij social “facebook”, eksperti i kriminalistikës, prf. Ervin Karamuco njofton gazetaren Klodiana Lala e cila shpesh raporton për ngjarje kriminale të ndryshme, për një rast interesant ku pjesë është një personazh i njohur i showbiz-it në Shqipëri.

Ai shkruan se është  i befasuar që një personazh publik që frekuenton poligonet e qitjes, vendos mbi shenjestër fotografinë e vjehrrës së saj.

Këtë  Karamuco e konsideron si një rast studimor kriminologjik me elementë shumë serioz për fatet e shoqërisë sonë.

Ky postim, vjen padyshim edhe pas ngjarjeve të fundit kriminale që kanë përfshirë vendin tonë, sa i përket krimeve në familje.

Postimi i Karamucos:

Klodiana Lala nuk e kisha imagjinuar kurrë që një personazh shumë i njohur publik i shoëbiz, që frekuenton rregullisht poligonet e qitjes, vendos mbi shënjestër fotografinë e vjehrrës së saj. Rast studimor kriminologjik me elementë shumë serioz për fatet e shoqërisë tonë”, shkruan Karamuco. /Priza.al

 

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *