Pak ditë pas fitimit të zgjedhjeve dhe marrjes së një tjetër mandati 5-vjeçar për të drejtuar vendin, Aleksandër Vuçiç për të disatën herë është kërcënuar me vdekje.
Një person në Instagram i cili prezantohet si ish-aktor dhe ish-kantautor, ka postuar një video ku bën thuirrjen për vrasjen e Vuçiç.
Media serbe B92 ka bërë të ditur lajmin duke njoftuar se përdoruesi i Instagramit publiko foto të “kositëses” që simbolizon vdekjen me përshkrimin “Për Eleksandër Vuçiç”, e cila po ashtu shoqërohet me këngën “Ti ke vdekur”.