Shijaku u trondit paraditen e sotme, pas një atentati me armë zjarri ndaj djalit të punonjësit së policisë së burgut Orlando Petkola, i cili mrekullisht shpëtoi pa dëmtime.
Mësohet se Petkola ka qenë duke lëvizuar me një mjet kamiocinë me të cilën shpërndante bombula oksigjeni kur është goditur nga një mjet tjetër që i ka dalë përpara.
I riu ka dhënë dëshminë e tij pas ngjarjes ku ka theksuar se nuk ka konflikt me asnjë person.
“Nuk kam probleme me asnjë person. Unë prej një muaji kam nis punë te kompania dhe shpërndaj bombola oksigjeni nëpër institucione të ndryshme dhe biznese. S’kam lidhje me njerëzit as me pagesa asgjë. As probleme personale apo familjare nuk kam”, ka thënë ai.