Pse duhet ndryshuar qasja karshi kapitalit të huaj ?

Nga Irena Beqiraj

Fondi Monetar Ndërkombëtar (FMN) publikoi së fundmi një seri dokumentesh politikash të titulluar “Rishikimi i pikëpamjes institucionale mbi liberalizimin dhe menaxhimin e flukseve të huaja të kapitalit”.

Ndërsa qeveritë janë krenuar me rritjen e fluksit të kapitaleve të huaja, sot duhet ndryshuar qasja në lidhje me to .

Në Makroekonomi përmenden tre arsye pse janë të rëndesishme flukset e huaja të kapitalit. Së pari, në ekonomitë që kanë normë më të ulët te kursimi krahasuar me normën e investimit pra kanë e deficit kursimesh, flukset hyrëse të kapitalit të huaj përdoren për të balancuar investimet.

Së dyti, ekonomitë që kanë deficite tregtare (importet janë më shumë se eksportet), kanë nevojë për flukse hyrëse të huaja për të përballuar shtesën në import.

Së treti, përveç plotësimit të deficiteve, flukset e huaja te kapitalit pretendohet se sjellin edhe teknologji të klasit botëror. Por kjo nuk ndodh me të gjitha flukset e kapitalit të huaj, te cilat ndahen kryesisht në dy lloje: Investimet e Huaja Direkte (IHD) dhe Financimet e Huaja (FH). Ndërsa IHD- janë të biznese që krijohen në Shqipëri, FH janë financime, si në borxhe ashtu edhe në kapital. IHD-të, mund të sjellin teknologji, por edhe kjo varet nga zhvillimi i vendit nga vjen investimi.

Megjithatë, ndërsa kalojmë nga tekstet ekonomike tek politikat dhe zbatimit te tyre , vërtetohet shprehja se nga “e thëna në të bërë është në mes një det I tërë”
Ndërsa ekonomitë me deficite u hapën ndaj flukseve hyrëse të kapitalit, ato u përballën me shumë probleme. Flukset hyrëse të kapitalit që presupozonin të ndihmonin ekonominë krijuan “sëmundjen holandeze”. Sëmundja holandeze përdoret për të ilustruar te gjitha rastet kur ekonomia merr flukse kapitale të huaja të cilat ndikojnë në forminim e një ekonomie jokonkurruese.

Në fund të viteve 1950, ekonomia e Holandës zbuloi burime të reja nafte, të cilat çuan në një rritje të flukseve hyrëse të kapitalit. Flukset e larta nga ana e tyre çuan në mbivlersimin monedhës vendase, e cila nga ana tjetër e bëri që ekonomia të drejtohej nga eksportet jokonkurruese. Ekonomia shqiptare diagnostikohet me “semundjen holandese”, pasi investimet e huaja te u përqëndruan kryesisht tek shfrytëzimi I burimve natyrore, krahut të lirë të punës edhe ndërtimi , duke e lenë ekonominë jokonkuruese.

Një problem tjetër lidhet me flukset hyrëse të kapitalit, veçanërisht të llojit FH, (financimi I huaj). Edhe pse prezantohet si lajm pozitiv, dardha e ka bishtin mbrapa. Kur duhet të paguajmë mbrapsht financimin e huaj, sidomos në kohë inflacioniste monedha vendase zhvlerësohet.

Pavarësisht problemeve të theksuara më sipër, FMN-ja deri para 2012 , ka pasur një qasje shumë liberale ndaj flukseve të kapitalit duke shmangur çdo lloj kontrolli mbi kapitalin e huaj. Në kapitullin e IV të FMN- së thuhej se “në rast se një vend përballej me një krizë të detyrimeve të jashtme, problemi nuk ishte tek flukset e kapitalit, por mungesa e tregjeve, institucioneve dhe qeverisjes”.

Në 2022 , FMN thekson se vendet duhet të korrin përfitimet e flukseve të kapitalit, por duhet të jenë të vetëdijshme për menaxhuar rreziqet e lidhura me to në një mënyrë që ruajnë stabilitetin makroekonomik dhe financiar.
Por si duhet politikëbërësit përfitimet e flukseve të kapitalit të maksimizojnë duke minimizuar efektet negative?

Përgjigja e parë lidhet me përparësitë e flukseve të kapitalit. Eshtë e rëndesishme t’i jepet përparësi hyrjeve të IHD-ve edhe jo borxheve të huaja. Së dyti duhen përcaktuar sektorët ku kemi nevojë per investime te huaja, pasi jo cdo investimi të huaj do brohoritur. Së treti duhen vendosur kontrolle mbi hyrjet dhe daljet e kapitalit, të cilat mund të përfshijnë taksa ( kur kapitalet vijnë nga offshore) dhe rregullore për të kontrolluar sasinë e hyrjeve të kapitalit.

Tani kushdo mund ti përgjigjet pyetjeve :

A kemi nevojë më shumë për një rafineri nafte nga Azerbaxhani? Apo kemi nevojë për projektin e Emarit, një projekt ndërtimi rezidencash edhe qendra tregëtare ?
Nëse një rafineri I shton vlerën burimeve natyrore po ndërtimi I pallateve në Durrësin plot pallate, cfarë shton ?

Po sikur kapitalit që vjen nga offshore t’ja vendosnim taksën e dividendit 30 % nga 8% , i minimizonim efektet negative të pallateve të financuara me paratë e Emarit?

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *