U zhvesh në festën e ditëlindjes së tij, 39-vjeçari me duar të thyera në gjykatë: Më rrahu policia

Arsen Qose, 39-vjeçari nga Tirana ka dalë ditën e sotme bë Gjykata me duar të fashuara dhe të futura në allçi.

I riu i cili akuzohet për mosbindje ndaj forcave të policisë pak ditë më parë kishte kishte festuar ditëlindjen në një bar në Dajt.

Në gjendje të dehur ai është zhveshur dhe kjo ka detyruar pronarin e barit të thërrase policinë e ta dënojë për lakuriqësi.

I riu prentendon se është rrahur nga forcat e policisë duke i thyer duart.

“Më ka rrahur e më ka masakruar policia, m’i ka thyer, ke raportin e spitalit të Ushtarakut, kam qenë i pavetëdijshëm,”- thotë ai.

Ai doli përpara gjykatës për akuzën e kundërshtimit të policisë meqenëse sipas Prokurorisë ai nuk ju bind oficerëve kur tentuan ta shoqëronin, por në procesverbale edhe oficerët e policisë pretendojnë se janë dhunuar nga qytetari i dehur dhe se kanë fraktura.

Menjëherë mbasi klienti i tij u lirua nga gjykata nën masën detyrim paraqitje , avokati Erjon Kullolli kërkon zbardhjen e të vërtetës

“Është dhunim i respektimit të të drejtave të njeriut”

Por nëse ky qytetar thotë të vërtetën, nëse këto fraktura janë shkaktuar nga një rrëzim aksidental apo për shkak të dhunës barbare të policisë këtë do ta konfirmoj Agjencia e Mbikqyrjes Policore e cila thotë se ka nisur menjëherë hetimet ndaj komisatiatit në fjalë./ TCH

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *