Frikë në futbollin shqiptar, fizioterapistja i shpëton jetën portierit 19-vjeçar

Momente frike dhe paniku janë regjistruar ditën e sotme gjatë ndeshjes së Kategorisë së Parë, Pogradeci – Shkumbini.

Portieri i vendasve, Herdis Alla është goditur nga prej sulmuesve të Shkumbinit në kokë gjatë minutave të para të takimit, duke lënë 19-vjeçarin pa ndjenja.

Për fat mirë, reagimi i menjëhershëm i stafit mjekësot ka arritur të normalizojë situatën, duke marrë edhe duartrokitjet e të pranishmëve në stadiun.

Sipas stafit, portierit i ishte bllokuar frymëmarrja për shkak se i ishte futur gjuha brenda dhe ka qenë fizioterapistja Alma Angjo dhe asistentët e saj që bënë të mundur normalizimin e gjendjes shëndetësore të  19-vjeçarit pogradecar. /Priza.al

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *