Situata në PD, Alibeaj: Berisha duhet të lëshojë nga vetja

Kreu u Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike Enkelejd Alibeaj i ftuar në “Kjo Javë” ka folur për situatën ku ndodhet partia dhe refuzimin e platformës të iniciuar nga ai dhe ë nënshkruar nga 31 deputetë.

“Rithemelimi” refuzoi kategorikisht këtë platformë ditën e sotme pasi sipas tyre kjo nuk vlente për bashki, por për përçarje.

Platforma sipas pikave të saj mund të nxirrje jashtë loje Sali Berishën për të kandiduar për kryetar partia, ndërsa Alibeaj thotë që ish-kryeministri duhet të lëshojë nga vetja për të mirën e partisë.

Pjesë nga fjala e Alibeajt:

Kushdo njerëz që kanë marrë apo kanë dhënë në Partinë Demokratike, do të duhet që gjithsecili prej nesh të lëshojë pak nga vetja. Ata janë demokratët e vërtetë, jo godina e selia. Të gjithë ne, kush më shumë e kush më pak i përfaqëson ata, të marrë pak frymë e të shohë ç’po bën për ta, çfarë lëshon nga vetja për ta? Një person non-grata që prek të ardhmen e demokratëve duhet të vetë sakrifikohet.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *