Cristiano Ronaldo si vera. Pavarësisht viteve që kalojnë, sulmuesi portugez vijon të jetë vendimtar. 37 vjeçari shënoi 3 gola sot në fitoren 3-2 ndaj modestëve të Norwich.
Takim u duk i lehtë pasi pas 32 minutash, Ronaldo realizoi dopietë. Gjithsesi, miqtë nuk kishin ardhur për shëtitje në Manchester dhe golat e Dowell e Pukki treguan më së miri këtë gjë.
Gjithsesi, 15 minuta nga fundi, një perlë nga distanca e CR7 lë të shtangur në vend Krul. Manchesteri është në vendin e pestë me 54 pikë, ndërsa Norwich është e fundit.