Akademiku Artan Fuga ka komentuar zhvillimet e fundit në Partinë Demokratike sipas tij opozita duhet të kishte kryer një reflektim të gabimeve deri më tani. Ai gjithashtu tha se duhet të ndërmerren mekanizma për demokratizimin e PD. Ndër të tjera shtoi se nëse bashkimi është me përçarje në kauzë, atëherë nuk ka asnjë efekt.
“Për mua bashkimi nuk është koncept prioritar. Të gjitha ato bashkime që bëhen me qëllim , ku një pjesë e ndarë në mënyrë dramatike të bashkohet për të dhënë idenë e unitetit, e shoh si një unitet që ende nuk ka parime të përbashkëta të pranuara dhe akoma nuk ka një analizë të asaj që ka ndodhur. Nuk ka në analizë reale të gabimeve të bërë nga opozita. Unë e kam thënë që ikja e zotit Basha nuk do të sjellë një bashkim të lehtë siç pretendohet. Unë nuk i qëndroj as se do të ketë ndarje apo bashkim. Unë preferoj të shoh ngjarjet hap pas hapi, Dhe një bashkim siç kërkohet sot nuk sjell rezultate pozitive pa ndërmarrë një perspektivë të përbashkët. Unë shoh tre grupe që nuk i shoh të tretshëm për njëri-tjetrin”, tha Fuga.
Pasojat nga ndërhyrja e gjykatës?
Fuga: Pati një justifikim në rolin e parë. Mendoj që ky vendin hapi dyert që Komisioni i Rithemelimit të vazhdonte punën. Por nëse kemi gjykim në Apel, atëherë do të ketë probleme.
Presidenti i Republikës?
Fuga: Të përfaqëson popullin nuk është në konceptin e një lideri karizmatik, por në konceptin juridik. Unë kam një zhgënjim të madh nga të gjitha krahët sepse harrojnë qytetarët dhe që pas gjithë këtyre gjërave është Shqipëria.