Ish-kandidati për deputet për Partinë Socialiste, Vaid Shaba, ka humbur 13 milionë lekë të vjetra.
Kjo është mësuar nga një njoftim që ka bërë vetë Shaba. Ai thotë se shuma e lekëve ndodhej në një qese.
Në njoftimin që po shpërndahet në muret e shtyllat e qytetit thuhet se kanë humbur 10 mijë euro, 580 paund, 310 dollarë dhe 130 franga.
Ish-kandidati për deputet ka njoftuar se do të ketë shpërblim për atë që i sjell.
DENONCIMI:
Më ka humbur një qese me 10 mijë euro, 580 paund, 310 dollarë dhe 130 franga. Kushdo që e ka informacionin të kontaktojë në numrin e telefoni: 0682073309 ose të vijë pranë zyrave tona ‘Exchange’ Vaid Shaba, rruga ‘Qazim Kariqi’ tek ish-stacioni i autobusëve ose përballë xhamisë. Personi që sjell paratë do të shpërblehet.