PD sot zgjedh kryetarët e 18 degëve , ja qytetet ku po votohet

Ditën e sotme po mbahen zgjedhjet për kreun e ri të PD në 18 degë të vendit.

Procesi i votimit ka nisur në orën 8 dhe do të përfundojë më 18:00. Sakaq, zgjedhjet do të mbahen në këto zona: Cërrik, Patos, Gjirokastër, Përmet, Këlcyrë, Memaliaj, Tepelenë, Pogradec, Kukës, Has, Tirana 3, Tirana 9, Tirana 13,  Kamëz, Kavajë, Vlorë, Delvinë, Sarandë

Njoftimi i Plotë:

Komisioni i Organizimit dhe Kontrollit të Operacioneve Elektorale të Partisë Demokratike njofton që ditën e diel, datë 17 prill 2022, do të zhvillohen zgjedhjet për Kryetar në 18 degë të PD.

Procesi i votimit është hapur në orën 8.00 e do të mbyllet në orën 18.00. Në rast se në Qendrat e Votimit do të ketë ende votues, procesi do të vijojë edhe pas orës 18.00, deri kur edhe anëtari i fundit i PD së degës përkatëse të ketë votuar. Për shtyrjen e votimit do të njoftohet Komisioni i Organizimit dhe Kontrollit të Operacioneve Elektorale.

Degët ku sot zhvillohen zgjedhje janë si më poshtë vijon:

  • Cërrik
  • Patos
  • Gjirokastër
  • Përmet
  • Këlcyrë
  • Memaliaj
  • Tepelenë
  • Pogradec
  • Kukës
  • Has
  • Tirana 3
  • Tirana 9
  • Tirana 13
  • Kamëz
  • Kavajë
  • Vlorë
  • Delvinë
  • Sarandë

Komisioni do të informojë në vijim për ecurinë e procesit zgjedhor.

Komisioni i Organizimit dhe Kontrollit të Operacioneve Elektorale fton të gjithë anëtarët e PD të degëve të sipërpërmendura të bëhen pjesë e procesit të votimit për zgjedhjen e Kryetarit të degës së tyre sipas parimit “një anëtar një votë”, për një Parti Demokratike më të bashkuar, më të fortë e më të hapur.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *