Çifti i showbizit, Sara Hoxha dhe Ledion Liço ditën e sotme kanë zbuluar gjininë e fëmijës të tretë.
Nëpërmjet një video të shpërndarë në Instagram, Sara na tregoi se është në pritje të një vajze, kjo nga ngjyra rozë brenda tollumbacit të çarë.
Sakaq, mes lotëve dhe gëzimit, në sfond të videos dëgjohet edhe zëri i motrës, Lorit e cila është shumë e emocionuar.
Kujtojmë që çifti kanë dy djem, London dhe Roman.