U arrestua për mashtrim dhe shpërdorim detyre, lirohet nga burgu vëllai i Adriatik Alimadhi

Ditën e sotme me kërkesën e prokurorisë së Tiranës, gjykata ka liruar nga qelia Fatos Alimadhin. Përmbaruesi Alimadhi u arrestua dy ditë më parë pasi kishte bërë bllokim të llogarisë bankare padrejtësisht.

Referuar dosjes hetimore Fatos Alimadhi u arrestua, pasi më datë 12 prill është kallëzuar nga shtetësia, Monika Çela, 57 vjeç.

Gjykata ka kërkuar që prokuroria të hetojë skemën e përmbaruesit si dhe të verifikohet kallëzimi ndaj tij.Saka, rezulton se kredia është marrë në një bankë të nivelit të dytë dhe më pas është shitur tek një tjetër institucion financiar mikro-kredie.

Ndërkohë, kredi marrësi ka ndërruar jetë 10 vite më parë dhe kredia e marrë duhej të shlyhej me siguracionin e jetës.

Në ambientet e gjykatës ishte i pranishëm edhe vëllai i te arrestuarit, ish-deputeti Adriatik Alimadhi.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *