Një aksident i rëndë ka ndodhur këtë të diele në Kukës. Burime për median bëjnë me dije se automjeti ka dalë nga rruga, ku për pasojë ka humbur jetën një 60 vjeçar.
Saka, në këtë aksident ka shpëtuar mrekullisht i biri. Sipas informacioneve paraprake, bëhet me dije se ngjarja ka ndodhur në këmbët e urës së Drinit të Zi në hyrje të Kukësit, ku makina ka dalë nga rruga, duke përfunduar në greminën pranë liqenit dhe si pasojë ka humbur jetën Sul Demnushi, 60 vjeç.
Dyshohet se shaku i aksidentit ka qenw shpejtësia e lartë por edhe prania e lagështisë.