U mbyt para dy javësh, gjendet trupi i pajetë 10-vjeçarit në lumin Fan

Ditën e sotme, pas 2 javë kërkimesh është gjendur trupi i 10-vjeçarit, i cili u mbyt në lumin Fan.

Kujtojmë se  ngjarja ka ndodhur në Njësinë Administrative Fan, fshati Shtrungaj, në momentin kur 10-vjeçari ishte futur në ujë për të kapur topin pasi kishte qenë duke luajtur me fëmijët e tjerë.

Mësohet se i mituri është rrëmbyer nga rrjedha e lumit.

Trupi i pajetë i vogëlushit është gjetur në rezervuarin e HEC-it në Reps.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *