Një 39 vjeçar është larguar nga banesa. Bëhet me dije se shtetasi me iniciale N.E., është larguar nga shtëpia dhe nuk është kthyer më.
Ndërkohë, ka qenë bashkëshortja e tij, shtetësia Z.E., 23 vjeç e cila ka denoncuar në polici ikjen e tij nga banesa një ditë më parë.
Sakaq, familjarët e tij nuk kanë asnjë informacion në lidhje me vendndodhjen.
Njoftimi i Policisë:
“Më datë 16.04.2022, shtetasja Z. E., 23 vjeçe, ka kallëzuar se është larguar nga banesa dhe nuk është kthyer më, bashkëshorti i saj, shtetasi N. E., 39 vjeç. Punohet për gjetjen e tij”, thuhet në njoftimin e policisë