Mbi 53 kg mariuanë janë sekuestruar ditën e sotme në kufirin greko-shqiptar, ku në pranga ka rënë një i ri shqiptar.
Bëhet me dije se brenda një mjeti janë gjetur dhe sekuestruar 3 çanta që përmbanin 50 pako me 53 kg 20 gram mariuanë.
Sakaq, janë sekuestruar edhe 80 euro dhe 1 celulare e 1 karte SIM e cila i përkiste 26-vjeçarit shqiptar.
Ky operacion është ndërmarrë nga policia greke në zonën e Kozanit.