Përfundon procesi për zgjedhjen e kryetarëve në 9 degë, Rithemelimi njofton kandidatët fitues (Emrat)

Komisioni i Rithemelimit ka njoftuar vetëm disa minuta më parë fituesit e zgjedhjeve për kryetar dege.

Sakaq, Komisioni i Organizimit dhe Kontrollit të Operacioneve Elektorale të Partisë Demokratike njofton se ditën e shtunë, datë 16 prill 2022, u mbajtën zgjedhjet në 9 degë të PD.

Procesi u hap në orën 8.00 dhe ka përfunduar në pjesën më të madhe të degëve, para  orës 18.00. Por, si shkak i numrit të lartë të votuesve, në degët e Kuçovës, Tropojës dhe Tirana 11, procesi është duke vijuar deri sa edhe anëtarit të fundit t’i jepej e drejta e votës.

Pas numërimit të fletëve të votimit, sipas proces verbaleve zyrtare të mbërritura nga Komisionet e votimit në degë, Kryetarë të degëve të PD u shpallën si më poshtë:

  1. Dega 6 Tiranë:

Morën pjesë në garë dy kandidatë.

Fituese u shpall znj. Onelda Zefi me 79.7% të votave

  1. Dega PD Skrapar:

Morën pjesë në garë dy kandidatë.

Fitues u shpall z. Hajredin Bakiasi me 69% të votave

3.Dega 16 Tiranë:

Morën pjesë në garë tre kandidatë.

Fitues u shpall z. Eduard Rexha me 69.7% të votave

  1. Dega Paskuqan:

Morën pjesë në garë dy kandidatë.

Fitues u shpall z. Anton Pjetërnikaj me 86% të votave

  1. Dega 10 Tiranë:

Morën pjesë në garë tre kandidatë.

Fitues u shpall z. Andi Beliu me 65% të votave

  1. Dega PD Kuçovë:

Morën pjesë në garë dy kandidatë.

Fitues u shpall z. Myslim Haxhi, me 57% të votave

  1. Dega PD Elbasan:

Morën pjesë në garë pesë kandidatë.

Fitues u shpall z. Blendi Himci, me 66% të votave

  1. Dega PD Tropojë:

Morën pjesë në garë tre kandidatë.

Fitues u shpall z. Besnik Dushaj, me 54% të votave

  1. Dega PD Tirana 11:

Morën pjesë në garë katër kandidatë.

Fitues u shpall z. Shkëlqen Mustafa me 48% të votave.

Komisioni i Organizimit dhe Kontrollit të Operacioneve Elektorale falënderon të gjithë anëtarët që u bënë pjesë e procesit të votimit për zgjedhjen e Kryetarit të degës së tyre sipas parimit “një anëtar një votë”, për një Parti Demokratike më të bashkuar, më të fortë e më të hapur.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *