Dhunoi e kërcënoi me thikë dy motrat dhe babain, arrestohet në flagrancë 30-vjeçari (Emri)

Një 30-vjeçar në Tiranë është arrestuar ditën e sotme, pasi ka dhunuar dhe kërcënuar tre anëtarë të familjes së tij.

Bëhet e ditur se Armir Lleshi ka ushtruar dhunë fizike ndaj dy motrave dhe të atit, duke i  kërcënuar ata me thikë.

Sakaq, thika është sekuestruar, pas kallëzimit të një prej motrave të autorit. Ajo ka deklaruar në polici se i vëllai ushtronte dhunë fizike në mënyrë të vazhdueshme ndaj saj, dhe familjarëve.

Njoftimi i Policisë:

Ushtroi dhunë fizike ndaj dy motrave e babait të tij, dhe i kanosi ato me mjet prerës (thikë), arrestohet në flagrancë 30-vjeçari.

Sekuestrohet mjeti prerës (thika), i përdorur për kanosjen.

Specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Nr. 6, pas kallëzimit të marrë nga shtetasja Z. T., se vëllai i saj ushtronte dhunë fizike në mënyrë të vazhdueshme ndaj saj, dhe familjarëve, si dhe i kishte kanosur ato me mjet prerës (thikë), menjëherë kanë organizuar punën, duke kapur dhe shoqëruar në ambientet e Policisë, vëllain e saj, shtetasin A. Ll.

Në vijim të veprimeve hetimore, u arrestua në flagrancë shtetasi A. Ll., pasi dyshohet se në mënyrë të vazhdueshme, ka ushtruar dhunë fizike dhe psikologjike ndaj dy motrave dhe babait të tyre, dhe i ka kanosur dhe kërcënuar ato me mjet prerës thikë.

Në cilësinë e proves materiale u sekuestrua mjeti prerës (thikë).

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprime të mëtejshme

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *