Kujdes! Kjo pajisje e re e policisë rrugore po “bën gjëmën”, me qindra shoferë “kapen mat”

Një tjetër pajisje inteligjente i është shtuar shërbimit të Policisë së Shtetit. Bëhet me dije se së shpejti do të pasohet edhe me një flotë  prej 10 mjetesh të tjera, me pajisje për matje të shpejtësisë dhe identifikues shkeljesh të tjera të rregullave të qarkullimit rrugor.

Sakaq, njoftohet se prej ditës së mërkurë, Njësia Operacionale e Policisë Rrugore ka vendosur në përdorim një lexues automatik targash, përveç makinës inteligjente POLISCAN, radarëve automatikë dhe dronëve të cilësisë së lartë.

Për pasojë, nga përdorimi i kësaj pajisjeje, gjatë këtyre ditëve janë evidentuar 758 automjete që kishin nga 3 deri në 15 masa administrative të pashlyera, si dhe janë evidentuar me dron 234 automjete që kanë kryer parakalime të gabuara dhe janë ndëshkuar me masa administrative të ndryshme.

Ndërkohë, përgjatë këtyre ditëve janë evidentuar, nga makina inteligjente Poliscan, 966 raste të tejkalimit të shpejtësisë, në të gjitha akset rrugore në vend, shkelje për të cilën, ndëshkimi varion nga masë administrative deri në pezullim të lejes së drejtimit dhe heqje të pikëve nga leja e drejtimi.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *